Një sukses i jashtëzakonshëm për Dua Lipën!

By

Ajo që prej debutimit të parë po njeh vetëm suksese.

Me një ngjitje solide por me tempo gjithmonë në ngritje, Dua Lipa po i konsolidon sigurt bazat e saj si yll në arenën ndërkombëtare.

Sot, këngëtarja me origjinë nga Prishtina ka shënuar një tjetër sukses të madh.

Në listën e katër koncerteve të para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koncerti i parë i vërtetë në New York tashmë i ka të gjitha biletat e shitura dhe trendi i njejtë po e përcjell në datat tjera pas 4 Prillit.

Dua Lipa që tashmë ka finalizuar projektin e saj të ri me këtë hap të rëndësishëm ka vulosur rrugëtimin e saj, meqenëse suksesi në Amerikë është më i vështiri dhe njëkohësisht ai që ‘legjitimon’ famën.

Edhe nga Dua Lipa, ky duket të jetë fillimi i hershëm. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm