Akuzohet sërish aktori i famshëm i “Sex And The City”

By

Një grua e tretë ka akuzuar aktorin e “Sex and the City” Chris Noth për sulm seksual.

Noth dyshohet se e dhunoi atë në vitin 2010.

Ajo tha se vendosi të dalë publikisht pasi “The Hollywood Reporter” publikoi të enjten akuzat e dy grave të tjera që gjithashtu akuzuan Noth për sulme seksuale, njëra që i kishte ndodhur gjatë vitit 2004 dhe tjetrës në vitin 2015. Aktori i mohoi akuzat.

Në kohën e sulmit të supozuar, Ava ishte 18 vjeçe dhe punonte si mikpritëse dhe këngëtare e shfaqjes në Da Marino.

Noth, atëherë 55 vjeç, herë pas here vizitonte restorantin, zakonisht në gjendje të dehur, dhe të dy kënduan së bashku duete, tha ajo për median.

Ava tha se një herë u bashkua me të në tryezën e tij, ku ata folën për karrierën e saj dhe qytetin e saj të lindjes, Toronto.

“Unë i dua gratë kanadeze,” kujtoi ajo që Noth i thoshte vazhdimisht ndërsa ai e tërhiqte në prehër, duke e përqafuar atë, dhe më pas ndodhi gjithçka.

“Chris nuk ka dijeni se kush është ky individ dhe siç tha dje, nuk do ta kalonte kurrë atë kufi”.

Artikuj të ngjashëm