Akuzohej për drogë, reperi i famshëm lirohet me kusht

By

Reperi amerikan, Fetty Wap, është liruar me kusht pas aktakuzës për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike, muajin e kaluar.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është William Junior Maxwell II, u lirua me një garanci prej 500 mijë dollarësh pasi u arrestua nga FBI më 28 tetor.

Zyra e Prokurorit të ShBA-së zbuloi se 30 vjeçari dhe pesë individë të tjerë u akuzuan për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Reperit iu sekuestruan 16 kilogramë kokainë dhe dy kilogramë heroinë, pilula fentanyl, pesë armë dhe rreth 1.5 milionë dollarë para të gatshme, si pjesë e hetimit të tyre.

Rrjeti shumëmilionësh i drogës dyshohet se trafikonte të paktën 100 kilogramë drogë nga Bregu Perëndimor përpara se t’i shiste në New Jersey dhe Long Island.

Ndërkohë, artisti duhet të monitorohet nga GPS dhe do t’i nënshtrohet testeve të rastësishme të drogës.

Artikuj të ngjashëm