Akuzat e reja për ngacmim seksual ndaj aktorit francez Gerard Depardieu janë shfaqur pasi një grua ngriti padinë më 9 janar kundër aktorit për një ngacmim seksual 10 vjet më parë në xhirimet e një filmi.
Sulmi, siç thuhet në aktakuzë, ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Le Magicien et les Siamois”.
Gruaja, e cila dëshiron të mbetet anonime, ishte 24-vjeçare në momentin e ngjarjes. Ajo punonte si asistente dhe me fjalë të vrazhda akuzon aktorin e njohur se i ka prekur pjesët intime, shkruan gazeta “Le Courrier de l’Ouest”, transmeton Klan Kosova.
Avokati i tij tha se aktori i mohon me vendosmëri pretendimet e aktakuzës, siç ka bërë edhe në procedurat gjyqësore që janë aktuale kundër tij për vepra të dyshuara seksuale.
Aktakuza akuzon Depardieut për “sulm seksual ndaj një personi të pambrojtur nga një person që shpërdoroi pushtetin e pozitës së tij”.
Depardieu është nën hetim për sulme seksuale që nga viti 2020. Ai pretendon se është viktimë e një “linçimi mediatik”.