Billboard Hot 100 – DJ Regard nga Ferizaj e kalon edhe DJ Snake me sukses ndërkombëtar

By

Çdo javë gazeta e famshme amerikane Billboard, në kategorinë Billboard Dance, kërkon këngë dhe albume të reja të cilat i rangon në top listat e veta.

Dhe në mesin e emrave shumë të njohur të Dance Hall Music dhe Muzikës Elektronike, është DJ Regard me bazë në Ferizaj, emri I të cilit është Dardan Aliu.

Emri i tij artistik është adoptuar nga frëngjishtja përkatësisht fjala “Regarde” që në shqip do të thotë “për të parë”.

DJ Regard është radhitur në pozitën e 21-të në top listën Dance/Electronic Songs nga Billboard me këngën e tij “Rite It”.

Kjo melodi muzikore Deep House është rikonstruktim i këngës së Jay Sean “Ride it”, ndërsa me këtë ripërpunim Regard ka arritur të marrë 2.4 milionë streams në Spotify në Shtetet e Bashkuara ndërsa ka pasur 1000 shitje.

“Ishte duke lundruar në Zrce Beach në Kroaci kur më erdhi ideja për ta ripërpunuar “Ride It”. Isha shumë i dehur edhe po kthehesha në apartamentin tim dhe isha duke e dëgjuar ende këtë këngë dhe me tu kthyer në shtëpi, fillova punën për ta risjellë në mënyrën time atë këngë”, ka thënë Regard për Billboard, transmeton Prive.

DJ nga Ferizaj, Dardan Aliu, madje radhitet shumë pozita para DJ Snake i cili është ndërkombëtarisht i njohur për meloditë e tija, ndërsa menaxheri i Regard, Hajriz Bajrami, ka thënë për Prive se Regard ka pranuar disa oferta nga kompani internacionale për bashkëpunime me emra të njohur.

Ndërsa Bajrami ka theksuar se në vitin 2020, Regard pritet ta konfirmojë pjesëmarrjen në festivale të njohura të muzikës elektronike si Tomorrowland dhe Ultra Europe.

Përndryshe, ja ku mund të njiheni më shumë me DJ Regard, meqë muaj më parë ai ishte i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku ka folur për kontratën e tij me Ultra Sony Music:

Artikuj të ngjashëm