Aktorja Rajmonda Bulku është prekur nga virusi SARS-CoV-2.
Në rastin e Bulkut, simptomat kanë qenë më të theksuara, çka ka bërë që aktorja e njohur të shtrihet në spital ku siç zbulojnë mediat shqiptare, po merr trajtimin e nevojshëm për t’u shëruar nga COVID-19.
Aktorja 62-vjeçare ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime.
Ajo ka marrë pjesë në më shumë se 20 filma, ndërkohë që mbahet mend edhe si pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.