“BonBon” është duke kaluar kufinjtë çdo ditë e më shumë. Këngëtarja Era Istrefi e cila së fundmi po cilësohet si fenomen muzikor jo vetëm shqiptar ka arritur të pëlqehet përtej Ballkanit.
Fillimisht u shpërnda një video duke shkruar për Erën: “Kështu do të dukej një fëmijë mes Rihannës e Sias”.
Ndërkaq sot aktorja e njohur Chloe Moretz në twitter ka shpërndarë këngën e Erës duke shkruar: “Yll i ri. Është e mahnitshme”.
Istrefi ka publikuar këto fjalë duke e falenderuar e thënë se për të do të thotë shumë ky suport.