Aktorja e njohur diagnostikohet për herë të tretë me kancer

By

Olivia Newton-John ka zbuluar se ajo është diagnostikuar me kancer për herë të tretë në tre dekada.

Aktorja e njohur, e cila mbush 70 vjet këtë muaj, tha se një tumor i ri u gjet në shpinën e saj.

Olivia është ‘duke e trajtuar atë natyrshëm dhe duke u bërë mirë’.

Ajo tha se beson që do të dalë fituese në këtë betejë, shkruan Just Jared, transmeton Prive.

Artistja poashtu zbuloi se po përdor vajin e kanabisit të bërë nga marihuana, për të luftuar dhimbjet.

‘Shumë kanabis po rrit burri im për mua’, tha ajo në një intervistë të fundit. ‘Ai më ndihmon t’i kaloj dhimbjet dhe më ndihmon me gjumin’.

Image result for Olivia Newton-John

 

Artikuj të ngjashëm