‘Shiu’ i Yll Limanit tashmë edhe me videoklip! (VIDEO)

By

Këngëtari i ri e mjaft i talentuar, Yll Limani, gjatë fundit të vitit të kaluar publikoi për herë të parë projektin e tij ‘Shiu’ me të cilin mori pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Ndonëse nuk arriti qëllimin e caktuar për të cilin hyri në kompeticion, Ylli arriti të krijojë një produkt i cili po vazhdon të pëlqehet nga publiku.

E me të parë interesimin e madh artisti u angazhua duke i realizuar edhe videoklipin të cilin tashmë e keni të qasshëm në Youtube.

Kujtojmë se ky projekt është pothuajse i tëri i punuar nga Ylli si në tekst, orkestrim ashtu edhe në melodi të saj teksa për klipin e tij u përkujdes produksioni Imagine Films. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm