Mandy Moore ka mirëpritur fëmijën e saj të pare. Aktorja e “This Is Us” shkoi në Instagram të martën për të njoftuar se ajo dhe burri i saj Taylor Goldsmith, artisti kryesor i grupit popullor rock Dawes, tani janë prindër të një djali.
“Gus është këtu”, ishte mbishkrimi që Moore ia la një fotografie të foshnjës.
“Djali ynë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe arriti menjëherë në datën e tij të duhur, për të kënaqur shumë prindërit e tij. Ne ishim të përgatitur të dashuroheshim në të gjitha mënyrat, por kjo shkon përtej çdo gjëje që mund të e kam imagjinuar ndonjëherë. M + T”, shton ajo.
“Unë dua të rris një djalë inteligjent, feminist, të dashur, të dhembshur, i cili respekton gratë dhe i kupton kufijtë”, kishte deklaruar ajo. /Prive.al
Burimi: CNN