Mirë se erdhe në Instagram, Jennifer Aniston!
Pas vitesh qëndrimi largë nga mediat sociale, duket se Jennifer nuk i ka bërë ballë presionit. Aktorja është regjistruar zyrtarisht në platformën Instagram.
Arsyeja pse Jennifer Aniston nuk i pëlqen rrjetet sociale do të ju habisë
Të martën në mëngjes, Aniston bëri debutimin e saj në Instagram, duke ndarë një selfie me miqtë e saj nga seriali ikonik “Friends”- Courteney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.
“Dhe tani jemi edhe FRIENDS në Instagram”, – shkroi Aniston në postimin e saj.
Ajo shkroi në biografinë e saj në Instagram, “Miqtë e mi më quajnë Jen”.
Aniston është shpejt duke u bërë ekspert në platformën e mediave sociale, madje duke komentuar edhe në fotografinë e aktorit LeBlanc në Instagram. Para se Anistoni të bashkohej në Instagram, yjet e serialit “Friends” kishin një hashtag me emrin e saj në titrat e fotografive, por një hashtag jo më shumë!
“Nuk ke pse të kesh më”, – komentoi Aniston, duke iu referuar hashtagut të LeBlanc.
Që nga hyrja në Instagram, Aniston ka ndjekur 81 persona, përfshirë edhe miqtë e saj. Ajo po ndjek gjithashtu Reese Witherspoon, Selena Gomez, Justin Timberlake, Jessica Biel, Michelle Obama, Katy Perry, Orlando Bloom, Ellen DeGeneres, Leonardo DiCaprio, Oprah Winfrey, Eva Mendes, si dhe ish të dashurin e saj, Justin Theroux.
Burimi: Eonline.com