Aktorja e famshme bëhet sërish nënë, s’publikon foto

By

Aktorja Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj muzikant, Benji Madden, thonë se janë “të bekuar dhe mirënjohës” që kanë mirëpritur në familjen e tyre një djalë.

Çifti njoftoi ardhjen e djalit të tyre përmes një postimi në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

“Ai është i mrekullueshëm dhe të gjithë jemi shumë të lumtur që erdhi. Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë fotografi”, tha çifti.

Diaz dhe Madden përdorën gjithashtu Instagramin për të njoftuar lindjen e një vajze, Raddix, në vitin 2020. Ata thanë në atë kohë se nuk kishin në plan të shpërndanin më shumë foto apo detaje, për të mbrojtur privatësinë e familjes së tyre.

Diaz u martua me Madden në fillim të vitit 2015.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Benji Madden (@benjaminmadden)

Artikuj të ngjashëm