Aktori i njohur shqiptar dhe ish-drejtori i i protokollit në Bashkinë e Tiranës, Valter Gjoni, ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë ⚫️.
I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës. 🙏🏻🇦🇱”, shkruan Veliaj.
View this post on Instagram