Aktori shqiptar flet për problemet me shëndetin mendor dhe frikën nga spitali psikiatrik

By

Albano Bogdo, artisti i njohur për talentin e tij në fushën e humorit, ka ndarë me publikun e tij një periudhë të vështirë të lidhur me sfidat e shëndetit mendor. Në një intervistë emocionuese, aktori ka treguar se ka përjetuar sulme të tmerrshme të ankthit dhe atakut të panikut. Këto momente të vështira e kanë detyruar të kërkojë ndihmë profesionale, duke e çuar atë në spitalin e 5-së.

Bogdo ka theksuar se gjatë kësaj periudhe të vështirë, prodhuesi i shfaqjes “Apartamenti 2XL”, Turjan Hysko, ka qëndruar pranë tij si një mik dhe mbështetës i ngushtë. Ai ka treguar se Hysko e ka inkurajuar të kërkojë ndihmë profesionale dhe e ka shoqëruar në një takim me një psikolog për të diskutuar dhe adresuar sfidat e tij të shëndetit mendor.

Ky akt i hapur dhe i ndjenjshëm nga Albano Bogdo ka shpërfaqur vështirësitë që shpeshherë mund të përjetohen në heshtje nga shumë njerëz. Nëpërmjet ndarjes së tij të këtyre përvojave, ai ka shprehur edhe rëndësinë e mbështetjes dhe ndihmës së miqve dhe të dashurve në momentet e vështira të jetës.

“Unë kisha vite që vuaja nga ankthi derisa u përshkallëzua në atak paniku, vetëm skizofrenia ja kalon atakut të panikut. Më çoi Turi tek 5-sa, më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk kisha lidhje fare dhe e kuptoi që duheshin medikamente. I tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër. Të nesërmen Turi më thotë që do të shkojmë tek 5-sa. I thashë tek kush 5-së do të shkojë unë? Herën e parë doktori më ka vizituar tek makina e Turit. I thosha të shkoj aty brenda të më mbyllin, e di që s’do më lini të dal. Thashë po më mbyllin brenda me stil. Kisha dëgjuar që të lidhnin. Herën e dytë që kam hypur, ishte një spital si të gjithë të tjerët dhe pavioni ku ishin pacientët ishte normal fare, jo si ata që kemi parë nëpër filma. Ma sugjeroi mjeku, futemi në pavion më tha. Mendova nuk ishte e para me të futur, është e dyta tani. Se dera e pavionit ishte me çelës, doktori më tha janë 20 mjekë brenda. Thjesht tha mbyllim derën se mos del njeri jashtë dhe dëmton veten. U futa në pavion, qëndrova 1 orë dhe mu mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam. Kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm