Aktori serb, Darko Periq, e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi bashkë me kastin në të cilin bën pjesë edhe ai – atë të serisë spanjolle “La Casa De Papel”.
Periq, i cili aty luan rolin e Helsinkit, i ka vënë një mbishkrim interesant fotos ku ka falënderuar në disa gjuhë, si ajo e nënës (serbishtja), spanjisht, turqisht dhe italisht.
Mirëpo, gjuha e fundit në të cilën ai është falënderuar është edhe ajo shqipe – ku ai iu ka thënë fansave: “Faleminderit”.
Së fundi, aktorët e njërës prej serive më të përfolura të kësaj dekade u mblodhën në kuadër të premierës së sezonit të tretë të “Shtëpisë së Letrës”.