Aktori i preferuar i miliona vajzave bëhet baba

By

Tom Hardy, aktori i famshëm britanik dhe gruaja e tij Charlotte Riley, raportohet të jenë bërë prindër për herë të dytë.

37 vjeçarja i ka dhënë jetë një djali dhe kjo është mbajtur e fshehtë nga publiku, raporton gazeta The Sun.

Tom Hardy & Wife Charlotte Riley Reportedly Welcome Baby Boy

41 vjeçari Tom dhe gruaja e tij, e kanë pagëzuar të birin me emrin Forrest pas filmit të njohur Forrest Gump.

Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga dyshja e njohur.

Çifti i lumtur e kishin pritur në jetë fëmijën e tyre të parë në tetor të vitit 2015-të, ndërsa Tom ka edhe një djalë 10 vjeçar nga një lidhje e mëparshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm