Aktori shumë i pëlqyer turk sidomos në Kosovë, erdhi sot në Kosovë. Erkan Pettekaya do të qëndrojë në Prishtinë. Pettekaya ka lujtuar në shumë filma turk të cilët janë transmetuar edhe në Kosovë dhe kanë qenë shumë të ndjekur nga shqiptarët.
Aktori turk është i ftuari special i promovimit të emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli” – emision i Linda Imamit që nis transmetimin sot në Klan Kosova në orën 21:00.
Ky emision do të vërtitet rreth yjeve më të mëdha turke, gjithçka rreth Stambollit, nata, shëndetësia moda, trendet dhe të gjitha gjërat tjera që i përkasin kësaj kulture.
Episodi i parë i këtij emisioni do të startojë me aktorin shumë të dashur Erkan i cili do të rrëfejë të gjitha ato që përfaqësojnë jetën personale dhe profesionale të tij. /Prive.al