Koha e Liam Neeson në filmat aksion mund të marrë fund së shpejti.
Ndërsa po promovonte filmin e tij të ri “Blacklight”, aktori zbuloi se ai po mendon që të ndalojë së luajturi në filma aksion.
“Filluan të më ofroheshin të gjitha këto skenare aksioni”, kujton Liam në një intervistë për Sunday Today, transmeton Klankosova.tv. “Kam mbushur 70 vjet këtë vit, kështu që ende po ia dal”, shtoi Liam.
Ai tha më tej: “Unë mendoj se filmat aksion do të përfundojnë, duhet të ndodhë. Audienca nuk është budalla, ju e dini. Do të ndalem në një moment”.