Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë

By

Familja Meyers ka shumë për të falënderuar këtë vit.

Seth Meyers zbuloi në transmetimin e së enjtes për Ditën e Falenderimeve në “Late Night with Seth Meyers” se gruaja e tij, Alexi Ashe, lindi fshehurazi dy muaj më parë.

Dyshja mirëpritën në jetë fëmijën e tyre, një vajzë të cilën e quajtën Adelaide në muajin shtator. Foshnja është fëmija i tretë për çiftin.

Lajmi i lumtur erdhi gjatë “Late Night” me temën e festës vjetore të Meyers, ku djemtë Ashe, 5 vjeç dhe Axel, 3 dhe qeni vishen me veshje festive. Këtë vit, djemtë e personazhit televiziv u veshën si gjela, ndërsa qeni i tij si pelegrin.

Fëmijët më të mëdhenj të Sethit ishin të parët që bënë njoftimin në një klip të ëmbël. “Një, dy, tre, surprizë!” Djemtë bërtitën përpara se t’i jepnin puthje në faqe motrës së tyre të vogël gjithashtu e veshur me veshje gjeldeti.

“Ne kishim një tjetër, ju djema!” Meyers tha pas riprodhimit të videos, duke i thënë audiencës së tij se Adelaide lindi rreth “10 javë më parë”.

Artikuj të ngjashëm