Aktori i famshëm me profesion të ri

By

A ka ndonjë gjë që Michael B. Jordan nuk mund të bëjë?

Aktori dhe producenti i jashtëzakonshëm vërtetoi edhe një herë që talentet e tij nuk mbarojnë kurrë me projektin e tij të fundit: ai u bashkua me Coach për të krijuar koleksionin e tij të parë.

Image result for michael b jordan x coach

Ndërsa krijoi linjën, ai morri frymëzim nga seriali popullor anime Naruto, komuniteti i tij dhe ndikime të tjera kulturore që rezonojnë me të.

“Si me të gjitha aspektet e punës sime, ky koleksion ka të bëjë me sjelljen e perspektivave të freskëta dhe zërave unikë”, tha ylli i Creed, i cili është edhe fytyra e parë globale e shtëpisë së modës Coach.

Koleksioni Coach x Michael B. Jordan u lansua të martën dhe është një linjë unisex e cila përbëhet nga bluza, xhaketa, këpucë dhe çanta. Çmimet variojnë nga 95 deri në 2.500 dollarë dhe secila pjesë pasqyron sensin e stilit të aktorit.

Jordan është shprehur se mund ti shoh miqët e tij, familjen si dhe fansat e tij duke e veshur këtë koleksion me krenari.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm