Pas vdekjes së papritur të regjisores së njohur Burbuqe Berisha, aktorë e emra të njohur nga fusha e kulturës janë shprehur thellësisht të prekur për vdekjen e ish drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, regjisores Berisha.
Përmes një postimi në Instagram, aktorja Adriana Matoshi u shpreh: “Na paska lënë Buqja fizikisht! Lajm shumë i rëndë për komunitetin tonë, e boshllëk përgjithë në zemrat tona. Ngushëllime familjarëve e kolegëve. Pushoftë në paqe shpirti i saj i mrekullueshem”.
View this post on Instagram
“Pusho e qetë Buqe, shpirt i bardhë” ushpreh Shengyl Ismaili.
“Lamtumirë Buqe” shkroi Fisnik Ademi në llogarinë e tij në Facebook.