Gjatë ditës, Policia e Kosovës shpalli në kërkim xhudistin Akil Gjakova. I njëjti po kërkohej për veprën penale “Dhunë në familje”, ndaj gruas së tij.
Burime të Indeksonline pohojnë se Gjakova është vetëdorëzuar në stacionin policor në komunën e Pejës.
Gjatë ditës është kontaktuar edhe avokatja e Gjakovës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi rastin.