Ajola Xoxa nuk po mund ta fshehë më shtatëzëninë!

By

Dasma e çiftit, Erion Veliaj me Ajola Xoxa bëri një jehonë mjaft të madhe mediatike dhe u shkrua shumë në media si një ndër eventet më të mëdha aso kohe.

Gjatë një emisoni në njërin prej televizioneve shqiptare, ku ishte i ftuar kryetari i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se njëra ndër planet në vitin 2017, do të jetë dhe zgjerimi i familjes.

Emisoni ‘Prive’ javë më parë konfirmoi shtatzëninë e Ajola Xoxës e cila aso kohe ishte veçse në muajin e 5-të.

Ajola dhe babai i saj Arben Xoxa, ishin të ftuar në emisonin e pasdites me Rudina Magjistarin, për botimin e ri ‘Lulet e Kyrpës’ nga shkrimtari Jakov Xoxa.

Ajo çka ra menjëherë në sy ishte që Ajola ka shtuar dukshëm në peshë në krahasim me disa fotografi të para 6 muajve.

Bashkëshortja e të parit të Tiranës kishte veshur një fund të verdhë me palë përpara barkut dhe një këmish të gjerë të zezë por pa arritur të maskohet aq mirë sa për t’u mos u vërejtur ndryshimet në trupin e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm