Po t’i hedhësh një sy Instagarmit të saj, të duket sikur ke hyrë në faqen e ndonjë agjencie turistike.
Modelja me famë Angela Martini, nuk e bën dot muajin pa ia mbathur në ndonjë vend ekzotik për pushime.
Dhe jeta e saj luksoze, nëpër jahte e avionë privatë, dokumentohet gjithmonë përmes videove dhe fotografive ku ajo shfaqet gjithnjë e shoqëruar nga bashkëshorti Dragos Savulescu.
Martini së fundmi kaloi ca ditë të bukura pushimesh në Turqi ndërsa tani ndodhet në Capri të Italisë, nga ku ka publikuar ca video romantike me bashkëshortin e saj. /Prive.al