Fansat si të Encës kush s’i ka: Këngëtarja ia arriti qëllimit, bën 50 mijë komente në një video

By

Është tejet kreative dhe shpesh i fton në lojë e në gara fansat e saj. Derisa javën e kaluar shpalli konkurs artistik, për të parë se kush e punonte më mirë një foto të Encës, kësaj here këngëtarja ka shpikur një tjetër lojë.

Haxhia ka premtuar se do ta publikojë këngën e saj të re “Rendez Vous” për një javë, por vetëm me një kusht.

Enca ka publikuar në Instagramin e saj një video fotografi super seksi, në të cilën kërkonte të marrë 50 mijë komente në 24 orë.

Aq besnikë janë fansat e saj, saqë në videon e Encës në Instagram, u bënë mbi 50 mijë komente jo për 24 orë, por vetëm për 16-të orë të plota.

Këngëtarja e entuziazmaur ka shkruar në profilin e saj në Instagram, ku ka falënderuar ndjekësit e saj e tani, në një javë pritet që ajo të publikojë këngën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm