Getoar Selimi, është i ashpër me gjuhën e tij për gratë në tekstet e këngëve, ku shpesh tregohet edhe seksist, por shumë i butë me gratë e familjes së tij.
Reperi ka një ndjeshmëri të hatashme për nënën Florijen, e cila së fundmi është bërë protagoniste e lajmeve rozë, duke qenë aktive në rrjete sociale.
Ajo sot po e feston ditëlindjen dhe kjo është arsye për festë në familjen Selimi.
Ndërsa, kjo ditë e veçantë për të, ka bërë që Geti të nxjerrë ca fjalë të ndjeshme për të, e duke e cilësuar si shumë të shtrenjtë nënën.
“Nanë, nuk mjaftojnë orë, ditë, muaj, vjet, e as krejt jeta ime për të të falënderuar për gjithçka që ke bërë për mua”, ka shkruar Geti.
“Urime ditëlindja e shtrenjta nënë. Të dua pafund”, shprehet ai.
Zonja Florije, është gjithnjë pranë të birit dhe kjo kuptohet edhe me përkrahjen që ajo ua jep atij dhe nuses së saj të re, Marina Vjollcës, në projektet e reja. /Prive.al