Ai u lirua nga burgu: Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta nisin pushimet

By

Siç u bë e ditur gjatë së hënës, Ermal Hoxha është liruar nga burgu dhe i është bashkuar familjes së tij, këngëtares dhe biznesmenes Rezarta Shkurta dhe vajzës së tyre të vetme Herës. Tani që familja u bashkua, ata kanë nisur pushimet që të tre së bashku.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rezarta me postimet e saj në Instagram.

Kujtojmë që ditën e djeshme Rezarta postoi një video me Ermalin dhe të bijën dhe bëri një dedikim prekës duke u shprehur se familja e saj u bashkua dhe duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në ditë të vështira.

“Familja ime e vockël u bashkua. Faleminderit për çdo fjale e mbështetje qe kam ndjere nga ju , këto vite te vështira… Uroj nga zemra për gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhëne, t’ju kthehen në bekime në jetët tuaja”, shkruante Rezarta në Instagram, që këto vite u shqua për rezistencë të madhe dhe mbështetjen që i dha bashkëshortit që ra në burg, pasi u shpall fajtor nga një akuzë që kishte të bënte me trafikim droge. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm