Spektaklit ‘Miss Kosova 2016’ që krijoi bum të madh në komente dhe rekorde të shikueshmërisë sonte po i dedikohet një emision i plotë në NIN të Klan Kosova që sonte starton sezonin e ri.
Për të folur, e ftuar krahas Nderim Nezirit dhe Ardian Jasiqit si gazetarë të shoubizit ishte edhe Agnesa Vuthaj, organizatorja e spektaklit.
Ajo u pyet direkt se pse Camila nga Argjentina e fitoi Miss Universe Kosova, marrë shkas nga zemërimi i madh dhe reagimet e panumërta.
Agnesa deklaroi se ky ka qenë vendim i katër anëtareve të jurisë të cilat në zgjedhjen e më të bukurës kanë qenë të prera duke mos dashur kompromis.
Miss Shqipëria 2004 shtoi gjithashtu se nënshtetësia nuk është kriter për faktin se çdo vit konkurojnë plot vajza shqiptare nga diaspora që nuk kanë pasaportë të Republikës së Kosovës. /prive.al/