Bukuroshja Afrona Dika duket se siç është jashtë në pamje, e ëmbël e shumë e butë është edhe brenda në shpirt.
Përmes një postimi në rrjete sociale, që i drejtohet Bleros ajo ka zbuluar anën e saj të dobët.
‘Unë mund të jem e mërzitshme, e çuditshme dhe shpesh edhe shumë emocionale por unë gjithmonë do të të dua ty sikur nuk ka të nesërme’ – ka qenë mbishkrimi i Dikës.
Se Afrona është emocionale pak më shumë se ç’duhet, e ka treguar Blero pak kohë më parë në emisionin Prive kur këtë anë të karakterit të bukuroshes e ‘fajësoi’ për lojën e shpeshtë të fshirjeve të fotove dhe largimeve të follow në rrjete sociale. /Prive.al/