Se Blero Muharremi është një fans i flaktë i Barcelonës, kjo dihet tash e një kohë!
Këngëtari i shumë hiteve nuk ngurron që këtë ta tregojë vazhdimisht por nëse vetë shfaq momentet e krenarisë me ekipin, të tjerë i shfaqin momentet më të ‘rënda’.
I tillë ka qenë një i ndarë së fundmi nga e dashura e tij, Afrona në rrjete sociale.
Fitoren e Real Madridit, që mbrëmë për të 12-tën herë u bë kampion i Europës, duket që Blero nuk e ka përjetuar aspak mirë.
Kjo vërehet në fytyrën e këngëtarit në fotografinë e postuar nga Afrona, e cila është madrilene e flaktë.
Duket që miti se vajzat nuk merren vesh në futboll, nuk vlen për Afronën. Të paktën kësaj rradhe, ajo ka ditur të pozicionohet me ekipin e duhur. /Prive.al/