Dje pasdite u publikua projketi i ri nga këngëtari Blero Muharremi që pas disa këngëve ritmike iu rikthye baladave me tone të theksuara melankolike.
Ky projekt u përfol në periudhën e ndarjes si projekt i dedikuar Afronës por tashmë si dy persona që i kanë rregulluar raportet, hipoteza e tillë nuk duket të qëndroj.
Kësisoj, edhe bukuroshja nga Zvicra ka reaguar por në rrafshin e komplimenteve për projektin.
‘Jam shumë krenare me ty baby. Jam fansja jote më e madhe, mos e harro këtë’ – ka deklaruar Afrona.
NDryshe, kënga tashmë ka kaluar shifrën e çerek milionit të klikimeve. /Prive.al/