Mediat sot patën kryetemë të dashurën e Bleros, Afrona Dikën. Por ndryshe nga çfarë ndodh rëndom, kësaj here marrëdhënia me këngëtarin nuk ishte çështja për të cilën u përfol.
U tha se Afrona kishte qenë në lidhje me këngëtarin Valton Krasniqi që vepron në Zvicër. Por Valtoni përtej një videoklipi që i kishte lidhur me punë kohë më parë pati mohuar një romancë me modelen.
Para pak çasteve fjalën e saj edhe pse jo direkt, e ka dhënë edhe vetë Afrona që është shprehur: ‘Po kaloj momentet më të mira të jetës time me plot kënaqësi dhe dashuri, më e lumtur se kurrë. Por ndodh që emri im të lakohet nga shpifje, gënjeshtra dhe sulme por Afrona nuk thyhet. Jam e hapur për mediat korrekte por asnjëherë për ato që shpifin e gënjejnë’. /Prive.al/