Nuk preferon të prononcohet shumë për shtypin por bukuroshja Afrona Dika profilet e saj në rrjete sociale i ka si hapësirë shprehjeje.
Aty ajo shfaq shumë nga vetja e saj, duke nisur prej shijeve e kombinimeve në veshje e deri tek emocionet dhe përshtypjet e brendshme.
Këto të fundit që i transmetoi shumë mirë me kunja gjatë periudhës së ndarjes me Bleron tani po i kthen në ‘prononcime’ për gjendjen aktuale.
E duket se kur është fjala tek këngëtari, ajo tashmë e ka ndarë mendjen që do e ketë PËRGJITHMONË. Po, dhe duket se e ka me plot gojë seriozisht!
Këtë e ka deklaruar bukuroshja në një prej fotove të fundit nga dasma e Burimit në shkronja të mëdha ku mes tjerash është shprehur: ‘Ti më përket mua. PËRGJITHMONË’.
Komplimentet për çiftin nga ana e fansave nuk kanë munguar. /Prive.al/