Blero dhe Afrona sot kanë një ditë të veçantë e që është vetëm e atyre!
Dyshja e të martuarve po festojnë përvjetorin e lidhjes dhe padyshim që Afrona nuk e la këtë ditë pa një dedikim për bashkëshortin.
Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan:
“Historitë e dashurive të vërteta nuk kanë kurrë fund… Urime përvjetori dashuria ime”
Në Shtator para nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, familjarëve dhe miqve në plazhin e Shëngjinit kurorërozuan dashurinë e tyre me martesë.
Fejesa ndodhi në Privé Reality, teksa historia e tyre daton më herët.
Romanca e tyre ka nisur sot 6 vjet më herët, e në ato momente është shkrepur dhe një ‘selfie’ të cilën Blero e ndau në llogarinë e tij në Instagram – përmes të cilës ka rrëfyer se që atëherë është më i lumturi në botë. /Prive.al