Në shikim të parë, ajo duket që reflekton gjithmonë një person të qetë e shumë pozitiv.
Por duket që edhe bukuroshja Afrona Dika, si çdo njeri tjetër, ka episodet e saj të nervozimit.
I tillë ka qenë një në punë ditën e sotme, ‘pasojat’ e të cilit ajo i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ndryshe nga siç mendonit që do merrte një qortim apo ndëshkim nga hierakia e punëdhënësit, modelja e njohur ka marrë një mesazh shumë interesant.
‘Mos u nervozo’ – ka qenë mesazhi në gjuhën shqipe shoqëruar me një lule të vizatuar ajo të cilën e ka gjetur në monitorin e kompjuterit ku punon.
Kolegë të tillë si të Afronës pa dyshim që do donte secili prej nesh! /Prive.al/