Këngëtari i famshëm Afrim Muqiqi, i ftuar të hënën në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova ka folur për raportet e tij me këngëtarin Ramadan Krasniqi.
Dikur ata ishin të pandashëm dhe gjithmonë mund t’i kemi parë bashkë edhe në koncerte e xhirime të ndryshme, megjithatë për një kohë dyshja nuk kanë folur në mes vete.
Por në lojën “Haje ose Thuaje” në NIN, Muqiqi ka sqaruar se tani flet me Danin, e po ashtu e ka dhënë edhe përgjigjen se pse ishin “thyer” raportet në mes tyre.
Me Ramadan Krasniqin jemi pajtuar. E kemi pasur një keqkuptim të cilin e kemi kaluar dhe s’kisha dashur të flas për atë kohë, megjithatë do jap një përgjigje më të zgjeruar. I kam kërkuar të më zëvendësojë në një mbrëmje mature, dhe aty u ngatërrua puna e termineve. Duke e pasur parasysh që e kam zëvendësuar ata disa herë, ai s’ishte në gjendje të ma kthente për një herë”, ka deklaruar Muqiqi. /Prive.al