Afërdita Dreshaj me lot në sy: I dashuri e surprizon duke i sjellë pranë dikë!

By

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj, pati ca ditë të vështira ngase humbi një person shumë të dashur për të.

Dreshaj më nuk është me gjyshen e saj, që para tri javësh u nda nga jeta, duke lënë zbrazëti në zemrën e këngëtares.

Mirëpo është i dashuri i saj Jakub Kindl, që po kujdeset që ta mbajë në disponim të mirë këngëtaren.

Kudo që ata ndodhen ngase lokacioni nuk është specifikuar, Dreshaj është surprizuar nga sportisti, duke i dërguar të motrën për vizitë.

Pranë një ambienti festiv, një peme të vitit të ri në një shesh të një qyteti, Afërdita ka publikuar disa fotografi, duke thënë se i dashuri i saj, ia ka sjellë të motrën afër Jehonën, si surprizë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm