Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj çek Jakub Kindl kanë filluar të bëhen gati për Halloween tani kur kanë mbetur pak ditë nga kjo ‘festë’.
Në një foto të postuar në Instagram çifti shihen bashkë të veshur në kostumet e Marios dhe Luigjit.
Ky moment shënon njëherësh herën e parë kur bukuroshja shqiptare shfaq partnerin e saj pas skandalit të bisedave me Agon Amigën.
Përderisa ky i fundit e pësoi duke u ndarë nga bashkëshortja, siç raportoi Prive javë më parë ky zhvillim nuk ka lënë shenjë raportit të Afërditës në sferën personale.
Megjithëse ‘pauzoi’ duke mos postuar fotografi me Jakubin, lidhja për ta si duket, po vazhdon të ecë për mrekulli. /Prive.al/
https://instagram.com/p/9CbtSpzGLZ/