Aspak në formë në foton e fundit: Afërdita duket shumë më e vjetër

By

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj duket se e ka ndarë mendjen që të jetë më aktive se kurrë gjatë kësaj vere duke i kushtuar rëndësi imazhit të saj publik.

Kur u mendua se u përshëndet me trojet shqiptare pasi u nis në pushime drejt Greqisë, Afërdita befasoi sërish me rikthimin në Shqipëri.

Bukuroshja që së fundmi publikoi projektin ‘Another 1’ i cili akoma nuk ka kapur as 200.000 shikime, së shpejti do sjell një set fotografik.

Kjo lihet të kuptohet nga postimi i fundit ku bën atë që di më së miri – pozimin përpara aparatit. Me një imazh të kuruar nga stilisti i njohur Niko Komani, Afërdita duket të jetë në vijë me veshjen dhe flokët e grimin pooor.. të paktën në foton e fundit, ndoshta edhe nga këndi i kamerës dhe ndriqimi, ajo lë për të dëshiruar.

Afërdita duket shumë më e moshuar se ç’është aktualisht dhe kjo ka rënë në sy edhe të ndjekësve. komentet e të cilëve janë fshirë në shpejtësi drite.

Mbetet të shihen frytet e kësaj pune brenda pak ditësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm