Ajo ka rol thuajse në të gjithë filmat e rinj shqiptarë që janë realizuar së fundmi.
Mbrëmë në Prishtinë, është dhënë premiera e filmit “Shpija e Agës” me regji të Lendita Zeqirajt, ndërsa njërin nga rolet kryesore në këtë projekt e luan edhe Adriana Matoshi.
Aktorja e famshme ka shkëlqyer në këtë premierë që u dha në një kinema në Prishtinë.
Matoshi ka ruajtur stilin e saj origjinal, duke veshur një korset të kombinuar me një fund prej tyli, ndërsa për të mbathura zgjodhi rehatinë dhe u shfaq me atlete – fundja kush duron dot taket derisa shijon një film?
Fotografitë nga kjo mbrëmje janë publikuar në Instagramin e Matoshit. /Prive.al