15-të orë dhimbje! Almeda Abazi rrëfen për herë të parë vështirësitë e shtatzënisë

By

Tre muaj më parë ish Miss Shqipëria dhe aktorja Almeda Abazi e bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Djali i tyre Efehan erdhi në jetë me anë të lindjes natyrale dhe fotot e para pas lindjes filluan të qarkullonin online.

Emocionet e çiftit dukeshin qartë në këto shkrepje, por lindja nuk paska qenë dhe aq e thjeshtë për Almedën. Në një intervistë për revistën turke Magazin D, ajo ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë këtij procesi, që ka zgjatur jo pak, por 15 orë.

“Nëna më këshilloi të bëjë lindje natyrale, sepse kështu do të përjetoja ndjesinë e të bërit nënë. Kështu që, djalin e solla pa marrë injeksione, por gjithë procedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë”, është shprehur Almeda për revistën turke.

Artikuj të ngjashëm