Dua Lipa në bashkëpunim me artistet e famshme

By

Dua Lipa zbuloi planet e saj për disa projekte të ardhshme muzikore gjatë paraqitjes së saj të hënën në mbrëmje në Watch What Happens Live me Andy Cohen.

Së pari, Dua konfirmoi që do të dalë një edicion special i Future Nostalgia, edhe pse ajo nuk është e gatshme të njoftojë se kur do të ndodhë.

Ajo gjithashtu foli për një këngë me Normani, e cila siç duket nuk u bë pjesë e albumit të saj të fundit. Dua tha se kënga do të publikohet së shpejti.

Po ashtu edhe një tjetër bashkëpunim nuk u bë pjesë e albumit të ri – bashkëpunim ky me Miley Cyrus.

Mirëpo shpërthimi i pandemisë ka pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Cyrus.

Artikuj të ngjashëm