Sot ka nisur procesi i regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së re.
Në ditën e parë, kryesisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë ata që kanë përfunduar obligimin.
Mes tyre, edhe aktorja Adriana Matoshi që befasoi shumëkë me hyrjen në listë të subjektit politik që fitoi 50.28% të votave në zgjedhjet e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur Adriana përmes postimeve në rrjete sociale ku mes tjerash shprehet:
”Faleminderit për besimin e juaj,shpresoj për një të ardhme të ndritur pë t’gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat!”.
Suksese Adrianës dhe 119 të zgjedhurve të tjerë! /Prive.al
Për herë të parë u regjistrova si deputete e kuvendit te Kosovës!
Faleminderit për besimin e juaj,shpresoj për një të…Posted by Adriana Matoshi on Wednesday, March 17, 2021