Adrian Gaxha rrezikon jetën e tij (VIDEO)

By

Fitnesi dhe Adrian Gaxha janë dy gjëra që ecin në paralel. Këngëtari nga Shkupi është dëshmuar tashmë se ka fizik të fortë falë edhe ushtrimeve të vazhdueshme.

Por, kur është fjala tek shkathtësitë, Adriani duket se nuk e ka problem as të rrezikojë jetën e tij për t’i vertetuar ato.

Në një video të postuar nga vetë këngëtari në rrjetin social Instagram ai shihet me gjysmën e trupit jashtë në një mjet në lëvizje teksa bën ushtrime për barkun.

Videoja e jashtëzakonshme aq sa ka frikësuar edhe ka befasuar fansat e këngëtarit të cilët e kanë komplimentuar shkupjanin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm