Këngëtari Adrian Gaxha që tash e një kohë nuk ka zënë vend në media me diçka tjetër përpos projekteve muzikore, duket se risi ka pasur edhe në rrafshin e jetës private.
Pa bërë shumë zhurmë mediatike dhe në fakt duke mos u vërejtur, ai ka qenë për mbi një vit në lidhje, për të cilën aludoi Prive.al përmes fotove të tipit paparazzi në parqet e Shkupit.
Rrëfimin për të parën herë në lidhje me relacionin e tij, Adriani e rrëfeu sonte në Prive në një intervistë me gazetarin Artan Telaku.
Kush është vajza që s’doli kurrë në publik?! Çfarë epilogu ka pasur kjo lidhje?!
Detajet ju sjell kronika e mëposhtme ku mes tjerash Gaxha flet edhe për projektet muzikore në të ardhmen.